Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës pritet të marrë vendim që personat të cilët do të vijnë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, të kenë testin negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
Gazeta Sinjali mëson se mbledhja e qeverisë do të mbahet sot gjatë ditës, pas pak orësh.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVID-19, me anë të vertetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS.
Ndërkaq, banorët e këtyre vende, nuk kanë nevojë ta kenë si dëshmi testin për COVID-19, nëse ata përdorin aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo, për shkak që shtetasit e këtyre vendeve vetëm do të kalojnë tranzit përmes territorit të Republikës së Kosovës, me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë ku deklarohen se në afat prej 3 orëve do ta lëshojnë territorin e Kosovës./ Gazeta Sinjali/