Një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ka shprehur pakënaqësi me gjendjen në Qendrën Klinike Familjare “Hafir Shala”, në Drenas.
Qytetari që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se përveç që në tokë shihen edhe insekte, madje në një vrimë ku mblidhet uji, në po këtë hapësirë ku duhet të qëndrojnë pacientët, janë parë një sërë shiringash të gjilpërave, të cilat veçse janë përdorur.
Sinjalizuesi ka thënë se fotografitë janë bërë në repartin ku po trajtohen pacientët me COVID-19.