image Qytetarët ankohen për çmime të larta

Sociale

Qytetarët ankohen për çmime të larta

news image

Qytetarët ua kanë mësyrë këto ditë dyqaneve, për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme, bashkë me blerjet ishin edhe ankesat. Çmimet e larta janë të papërballueshme thonë qytetarët.

“Çmimet janë shumë më të larta se vjet që kanë qenë, por pa i marrë këto janë gjëra të përditshme që i marrim ushqimore”, thonë blerësit.

Aktivisti i të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thotë se merr ankesa nga konsumatorët për shtrenjtimin e produkteve ushqimore, që përgjegjëse për këtë shtrenjtim e bën Qeverinë e Kosovës.

“E drejta për ankesa është mashtrim, nëse Qeveria paraprakisht nuk e mbush mandatin për të na informuar, edukuar, arsimuar për të na vetëdijesuar ”, tha për Televizionin Publik Selatin Kaçaniku, aktivist.

/GazetaSinjali/