image “Qysh po thu që kemi me pas zgjedhje a...”, deklarata e Lekajt shkakton të qeshura në komision

Politikë

“Qysh po thu që kemi me pas zgjedhje a…”, deklarata e Lekajt shkakton të qeshura në komision

news image

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet ku u miratua në parim projektbuxheti për 2022, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka dhënë një deklaratë që ngriti reagime tek deputetët tjerë të pranishëm.

Duke folur për pjesën e rezervave të projektbuxhetit, ai tha se “me ligj në praktikë nuk është kjo sepse mund ta keqpërdorni edhe pse nuk ka vit zgjedhor por edhe nëse ka vit zgjedhor kjo mund të keqpërdoret“.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e pyeti duke qeshur “qysh po thu që kemi me pas zgjedhje a?”

Për më shumë shihni videon./GazetaSinjali/