Në ditën e të pagjeturve dhe pas deklaratave lidhur me amnistinë e krimeve të luftës, Ferdonije Qerkezi, ka deklaruar se nuk mund të falë dikë që ja ka vrarë një shtëpi me njerëz.
“Unë nuk e ndëgjova direkt, po në rrjete sociale komentet. Unë si nanë, kur ai si ka fol ai e ka përly veten, pastaj edhe kombin shqiptar, na sjemi shku në Serbi me na mbytë, ata janë ardhë te na na kanë hy nëpër shpija, na kanë vjedhë na kanë djeg, qysh falet ai? Edhe pse nuk të ka ra ty duhesh me ma ditë. Një shpi ma ka hup qysh falet? Ai vjen apet vepron si para 21 vjetëve. Unë e kam ni veten të thyme, me i fol ato fjalë si një i shkolluar, jam habitur shumë. Zotit po ja lë atë punë”, ka deklaruar Qerkezi në T7.
Qerkezi thotë se ata që ja vranë burrin e fëmijet janë të lirë, e se disa herë rrëfimin e saj e ka dhënë edhe para hetuesve ndërkombëtarë.
Qerkezi ka treguar edhe si i kalon ditët.
“Një ditë e jemja është shumë e vështirë, kur është një shpi me tetë anëtarë e me mbetë vetëm, po tash unë i kam gratë e vëllezërve, kojshitë, mahallën, një ditë kur s’dal në oborr më marrin në telefon e më thirrin me pi kafe”.