Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë, pas rritjes së numrit të rasteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Pavarësisht se po kundërshtohet fuqishëm nga bizneset, kryeministri Hoti ka vendosur që të fut vendin në izolim.
Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim të veprimit.
“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid 19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Gazeta Sinjali ka raportuar dje për masat e reja që pritet të aplikohen dhe të cilat do të prezantohen sot nga Qeveria e Kosovës. /Gazeta Sinjali/