Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në mbledhjen e parë të rregullt të Qeverisë Hoti, ka thënë se pasi që FSK-ja është në fazë tranzicioni duhet pasur parasysh programin për shërbimin e obligueshëm ushtarak.
Quni ka deklaruar se janë disa standarde të cilat duhet që të ju përmbahen, duke u bazuar në përvoja të disa anëtarëve të NATO-s, ai thotë se shërbimi obilgativ ushtarak ka qenë praktikë dhe përvojë e mirë.
Quni tha se ka përgatitur një shkrim që shpreson të merret në konsideratë.
“Në lidhje me fushën e sigurisë do të ishte mirë që të jetë në konsideratë specifikat për momentin, prania ndërkombëtare ushtarake këtu dhe disa dokumente që ne duhet të ju referohemi pasi që FSK-ja është në fazën e tranzicionit që bazohet në planin gjithë përfshirës. Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO-s janë disa standarde që duhet të ju përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO-s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim dhe besoj të merret në konsideratë”, ka thënë Quni./ Gazeta Sinjali/