image Quni: Kam respekt për Vjosa Osmanin, por nuk e braktisi LDK-në për të

Politikë

Quni: Kam respekt për Vjosa Osmanin, por nuk e braktisi LDK-në për të

news image

Ministri i Mbrojtjes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur për raportet e tij me kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin, transmeton Gazeta Sinjali.

Quni është shprehur se marrëdhëniet e tyre janë shumë miqësore dhe në nivel, por nuk do të pranonte asnjë ofertë politike jashtë LDK-së.

“Raportet e mia miqësore janë shumë në nivel me Vjosa Osmanin. Me atë njihemi që në kohën kur punonim bashkë në kabinetin e Sejdiut. Që nga ajo kohë kam ndërtuar një respekt për zonjën Osmani”, ka thënë Quni.

Megjithatë, ai ka thënë se pavarësisht respektit për Osmanin, nuk do ta braktisë LDK-në për asnjë iniciativë tjetër të kryetares së kuvendit.

“Kjo nuk do të thotë që respekti im shkon aq larg, sa që unë të shkojë pas saj, nëse ajo mendon të krijojë ndonjë iniciativë jashtë LDK-së”, është shprehur ministri Quni.

Ai foli edhe për pozitën e tij politike e për të ardhmen e karrierës së tij. 

“Karriera ime politike fillon dhe mbaron në LDK”, thotë Quni, duke thënë se “Edhe po të mbetem jashtë skenës politike, unë nuk do të pranojë çfarëdo oferte jashtë LDK-së”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/