image Quni ia dorëzon Mehajt detyrën e ministrit të Mbrojtjes: Po e dorëzoj në duar të sigurta

Politikë

Quni ia dorëzon Mehajt detyrën e ministrit të Mbrojtjes: Po e dorëzoj në duar të sigurta

news image

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, përmes një ceremonie zyrtare ia ka dorëzuar detyrën e ministrit, pasardhësit të tij në këtë pozitë, Armend Mehajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, Quni tha se po e dorëzon detyrën në duar të sigurta.

Quni derisa u shpreh mirënjohës që ka pasur rastin të udhëheq me këtë ministri, tha se shpreson që objektivat euroatlantike të Kosovës, të vazhdojnë të jenë prioritet edhe për shefin e ri të ministrisë së Mbrojtjes.

“Është kureshtje e madhe të dimë për ju pasi që mediet po duan të dinë për të kaluarën tuaj. Po them disa fjalë. Kam pas ndjejë shumë të mirë kur kam pranuar detyrën. Po ndjehem po ashtu mirë që kjo përgjegjësi po kalon te ju me një biografi të pasur ushtarake. Jam i sigurt që me ju të gjitha projektet dhe kauza e vizionet e objektivat tona do të jenë në rrugën e mirë të drejtë. Ne jemi një hap më afër integrimeve euroatlantike me ju”, tha Quni.

“Ka qenë nder të jem pjesë e një institucioni të respektuar që vlerësohet shumë lartë për performancat e treguara. Jemi në gjendje të marrim përgjegjësi jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë. Duke ju njohur personalisht jam i bindur që këtë detyrë po e dorëzoj në duar të sigurta. Ju prezantoj disa dokumente të cilat duhet t’u referoheni filluar nga Kushtetuta”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Mehaj tha se do të punojnë në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Vij nga mërgata. Kam lënë familjen e punën me i shërby vendit. Do të avancojmë Forcën e Sigurisë. Kam respektin me marrë detyrën nga ish-ministri dhe kam emocionet e njëjta si ai. Shumë respekt. Ato punë që janë të mira do të vazhdojnë, kurse ato që duan rishikim, do të rishikohen. Kemi qëllim të marrin pjesë më misione të jashtme. Ta bëjmë forcën të standardeve ndërkombëtare”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/