image Quni i kundërpërgjigjet Selmanajt: Nuk kishte as turr as vrap, Lumiri e takoi i fundit Osmanin

Politikë

Quni i kundërpërgjigjet Selmanajt: Nuk kishte as turr as vrap, Lumiri e takoi i fundit Osmanin

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të tij, Driton Selmanajt, i cili tha se vendimi i kryesisë së re për ta takuar Vjosa Osmanin, është turr që do ta rrëzojë LDK-në, shkruan Gazeta Sinjali.

Quni tha se nuk kishte as “turr” as “vrap”, sepse Lumiri e takoi i fundit presidenten në detyrë.

Nënkryetari i LDK-së iu përgjigj Selmanajt edhe në deklaratën se ky “turr” do ta rrëzojë edhe më shumë këtë parti, duke i thënë se LDK-së po i rikthehet dinjiteti me “ekipin e ëndrrave”.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj.Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as ‘turr’ e as ‘vrap’!LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. ‘Dream Team’ në krye me Lumirin”, shkroi Quni në Facebook./Gazeta Sinjali/