image Quni: Albin ktheje Veliun, unë do të bisedojë me urgjencë me Isa Mustafën

Kosovë

Seanca/ Quni: Albin ktheje Veliun, unë do të bisedojë me urgjencë me Isa Mustafën

news image

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në seancën plenare e cila po mbahet për rrëzimin e qeverisë, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta rikthejë Veliun si ministër të Punëve të Brendshme, dhe se ai do të bisedojë me urgjencë me Isa Mustafën në pauzën e kuvendit.

“Unë me urgjencë do të bisedoj në pauzën 1 orëshe, me kryetarin Isa Mustafa, që të mos e votojmë mocionin nëse ju e tërhiqni vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe e riktheni atë si ministër”, është shprehur Quni.

Quni ka theksuar se tani rënia apo rrëzimi i qeverisë varet krejtësisht nga kryeministri Kurti.

“Unë kam shpresë që ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta luftuar krimin, korrupsionin e për ta fuqizuar shtetin, është në dorën tuaj të vendosni”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/