image QUINT-i, pas deklaratës së Kushtetueses: Qeveria e Kosovës të zbatojë plotësisht vendimin për Manastirin e Deçanit

Drejtësi

QUINT-i, pas deklaratës së Kushtetueses: Qeveria e Kosovës të zbatojë plotësisht vendimin për Manastirin e Deçanit

news image

Shtetet e QUINT-it që përfshijnë Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuara dhe ShBA-në kanë mirëpritur deklaratën e Gjykatës Kushtetuese për moszbatimin e vendimit të saj të vitit 2016 për Manastirin e Deçanit.

Në komunikatën e Shefave të Misioneve të këtyre shteteve thuhet që është shqetësuese që Kushtetuesja detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve që duhet të zbatojnë vendimet.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e marrin parasysh dhe mirëpresin deklaratën unanime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 24 shtator lidhur me moszbatimin e vendimeve të mëhershme të saj, përfshirë edhe të vendimit të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Është shqetësuese se Gjykata Kushtetuese e Kosovës detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve ekzekutive të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste më se të vonuara”, thuhet në komunikatë.

Tutje, shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë që pa vonesë të zbatojë në plotni vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit. 

Siç është theksuar në deklaratën e shteteve të Quint-it të datës 19 maj, respektimi i sundimit të ligjit është obligim i të gjitha qeverive. Ne e nxisim fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesë me zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbështetja e Kosovës për sundim të ligjit dhe gjyqësor të pavarur bazohet në zbatimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha vendimeve të Gjykatës, pavarësisht mospajtimeve politike”, thuhet në komunikatë. /GazetaSinjali/