Qeveria Malazeze ka vendosur që qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Malin e Zi, pa pasur nevojë për ndonjë provë, si testi negativ i Covid-19 apo dokumenti i vaksinës.
Mirëpo më herët Qendra Kosovare për Menaxhimin e Kufijve lëshoi njoftim se kosovarëve u duhet dëshmi që s’janë të infektuar me COVID-19, të cilin më pas e fshiu.
“Për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit, testin negative apo atë antigjen”, thuhej ndër të tjera në postimin e më hershëm të tyre.
Masat e reja të miratuara nga qeveria malazeze do të hyjnë në fuqi nga 24 gushti.
Sipas njoftimit të tyre, hyrja e qytetarëve të shteteve fiqnje mbetet e pakushtëzuar dhe se në kufijtë e Malit të Zi nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit.
Kufijtë janë të hapur vetëm për shtetet fqinje: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina e Maqedoninë e Veriut.
Qytetarët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Mal të Zi, vetëm nëse kanë një nga katër provat e mëposhtme:
-Të jetë plotësisht i vaksinuar ose i vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës COVID-19;
-Të posedojë një test negativ PCR për SARSCov-2 jo më të vjetër se 72 orë;
-Të ketë dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19 (se kanë kaluar jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë që nga një PCR pozitiv ose test i shpejtë i antigjenit);
-Të posedojë një test negativ të shpejtë të antigjenit për SARSCov-2 jo më të vjetër se 48 orë.
“Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, ata dërgohen në një izolim katërmbëdhjetë ditor i cili mund të përfundojë pas ditës së gjashtë për të hyrë në Mal të Zi me një test negativ PCR. “
“Nga ana tjetër, në Malin e Zi vazhdojnë pa kushte të hyjnë qytetarët nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore”, shpjegoi Galic.