image QKMF-ja në Malishevë nuk ka as dezinfektues për duar (VIDEO)

Shëndetësi

QKMF-ja në Malishevë nuk ka as dezinfektues për duar (VIDEO)

news image

Në ditën kur Kosova shënoi numër rekord të rasteve të reja me koronavirus, gjithsej 730 sosh, qendrat kryesore të mjekësisë familjare në vend kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse esenciale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, në të cilën po mungon edhe dezinfektuesi për duar.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i cili e ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një video të realizuar sonte në këtë QKMF.

Sipas tij, në këtë qendër nuk punon as tuneli dezinfektues.

Aktualisht në Malishevë, duke llogaritur edhe pesë rastet e reja të regjistruara sot, janë 41 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu, Malisheva, njëra nga dy komunat, në të cilat u shënuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë, deri më tani ka humbur 24 qytetarë si pasojë e këtij virusi./Gazeta Sinjali/