Për më shumë se një muaj, qindra turistë kanë mbetur në Maldive si shkak i koronavirusit.
Kështu ka deklaruar ministri i vendit për turizëm, Ali Waheed, i cili njoftoi se rreth 500 turistë gjenden në ishuj, ndërsa 100 prej tyre janë bllokuar në aeroport.
Qeveria po ndihmon njerëzit që nuk kanë mundësi të vazhdojnë të qëndrojnë në vendpushime.
“Ne i konsiderojmë ata si vendasit tanë, falë tyre ne jemi këtu sot”, u shpreh Ëaheed.
Bëhet e ditur se dy rastet e para të coronavirusit në Maldive u konfirmuan më 8 mars, ndërsa më vonë vendi e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Numri i të infektuarve deri më tani u rrit në 468, thuhet se 17 persona janë shëruar, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.
Ishulli në Oqeanin Indian është i njohur për vendpushimet e tij luksoze, dhe industria e turizmit është tronditur nga pandemia, pasi vendi mbylli kufijtë e tij kombëtar dhe anuloi fluturimet.