image Dafina Zeqiri këndon "live" këngën e vjetër popullore

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri këndon “live” këngën e vjetër popullore

news image

Dafina Zeqiri është njëra prej artisteve më të përfolura njëherësh të dashura shqiptare.

Krahas muzikës, artistja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, Dafina ka publikuar një video duke kënduar këngë “Mora testin”, ku edhe njëherë dëshmon se është e zonja në çdo zhanër të muzikës.

Këngëtares i bashkohet në fund edhe motra e saj Tringa, të cilat aktualisht së bashku me nënën e tyre, këngëtaren gjithashtu të njohur shqiptare Melihate Zeqirin, gjenden për pushime në Maldives.

Dafina Zeqiri njihet si njëra prej artisteve që interpreton live për mrekulli të gjitha këngët.

“Ring Ring” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Varrosin. Kënga është publikuar në muajin tetor dhe deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/