Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dekadën e fundit nga Kosova kanë ikur më shumë se 220 mijë qytetarë nga 1.831 milionë sa ka Kosova.
Kësaj shifre i dha një hov të madh edhe ikja e numrit të lartë të qytetarëve në vitin 2015-të, ku në atë vit emigruan 75 mijë qytetarë nga Kosova.
Vendet ku kanë emigruar më së shumti kosovarët gjatë kësaj kohe kanë qenë kryesisht Gjermania, Franca, Austria, Sllovenia e Kroacia.
Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje “ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së”.
Për herë të parë mund të shkosh në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.
Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të shkojnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj. Nevojitet kualifikimi për shkollë të lartë, njohjen e gjuhës gjermane në nivelin B2 dhe ta sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë./Gazeta Sinjali/