image Qeveria vendos sanksione për shtatë persona dhe një kompani që kanë lidhje me organizatën Hezbollah

Politikë

Qeveria vendos sanksione për shtatë persona dhe një kompani që kanë lidhje me organizatën Hezbollah

news image

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se një vendim i tillë kontribuon në partneritet me ShBA-në.

“MPJD propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me ShBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm./GazetaSinjali/