image Qeveria vendos masa të reja edhe për transportin publik

Kosovë

Qeveria vendos masa të reja edhe për transportin publik

news image

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe numrit të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, Qeveria Hoti ka prezantuar masat e reja që janë marrë për luftimin e pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Masa të reja qeveria ka marrë edhe sa i përket transportit publik.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se do të përgjysmohen kapacitetet e transportit publik.

“Transportit publik do t’i përgjysmohen kapacitetet”,tha Hoti.

Kryeministri tha se me qëllim të informimit të qytetarëve do të ndërtohet një strategji mediatike, pasi që sipas tij, 30 përqind e qytetarëve nuk e besojnë koronavirusin./Gazeta Sinjali/