Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka vendosur që t’ia heqë mundësinë furnizuesit të shërbimit universal (KESCO) që të blejë energji elektrike me çmim 67 euro për megavat, në kohën kur vendi ka shpallur gjendje emergjente në energji.
Këtë mundësi, qeveria e ka anashkaluar me ndalimin e punës së 17 hidrocentraleve.
17 hidrocentrale kanë pezulluar punën e tyre me vendim të Ministrisë së Mjedisit, të nxjerrë disa javë më parë, ka mësuar Paparaci nga burime brenda ministrisë.
Kësisoj, hidrocentralet të cilat ishin paraparë të prodhonin energji elektrike dhe të shisnin atë me çmim rreth dhjetëfish më të ulët sesa çmimi aktual në bursën e Hungarisë, vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.
Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit që HEC të pajisen me Leje Mjedisore, Ministria e udhëhequr nga ministri Liburn A;iu nuk ka vepruar në drejtim të vendosjeS së tyre në funksion.
Auditori Gjeneral ka gjetur se Ministria e Mjedisit ka përdorur standarde të dyfishta me lejet mjedisore për disa hidrocentrale. Por 17 prej tyre vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.
Sipas të gjeturave të auditorit në një raport për hidrocentralet të publikuar rreth një muaj më parë, arsyetimet e ZRRE-së për lëshimin për prodhim të HC-ve pa Leje Mjedisore janë se sipas Ligjit dhe rregullave të ZRRE-së “nuk kërkohet Leje Mjedisore për HC-të të cilat janë me kapacitet nën 5M”.
Por, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk ka përdorur standarde të njëjta për të gjitha hidrocentralet të cilat kishin bërë kërkesë për fillimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Sipas ZKA-së, ZRrE-ja nuk ka siguruar proces të mirëfilltë të licencimit të HC-ve.
Sipas auditorit ky proces është karakterizuar me neglizhenca në kthimin e përgjigjeve (refuzim-aprovim) të LM-ve për HC-të nga MMPHI, si dhe mungesat e vizitave në terren nga komisionet vlerësuese.