image Qeveria sot voton propozim-vendimin për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10 % e Trustit

Financa

Qeveria sot voton propozim-vendimin për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10 % e Trustit

news image

Sot, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij do të diskutojnë dhe votojnë për 20 pikat e rendit të ditës.

Në mesin e këtyre pikave, është edhe propozim-vendimi për rimbursimin, në formë të kompensimit, për qytetarët që kanë tërhequr 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ky kompensim pritet të përcaktohet në çdo vit fiskal, duke filluar nga viti 2023./Gazeta Sinjali/