Kabineti qeveritar e ka shtuar kujdesin karshi koronavirusit. Kësisoj, mbledhja e paralajmëruar për sot në orën 18:00 do të mbahet në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë, që do të mbahet sot, me 05.07.2020, në ora 18:00, është korresponduese (elektronike). Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Në këtë mbledhje elektronike pritet të miratohen masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, të prezantuara paraprakisht nga kryeministri Avdullah Hoti, pas takimit të mbajtur me udhëheqës të shëndetësisë. /Gazeta Sinjali