image Qeveria sot mblidhet për masat e reja antiCOVID

Politikë

Qeveria sot mblidhet për masat e reja antiCOVID

news image

Qeveria e Kosovës sot do mbajë mbledhje në orën 15:00. Mësohet se temë e rendit të ditës do jenë masat e reja antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për marrjen e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ditë më parë janë paralajmëruar se do hyjnë në fuqi masa të reja, të cilat do prekin gastronominë dhe bizneset.

Në anën tjetër, Shoqata e Gastronomëve do mblidhet në 14:00 për t’i diskutuar masat antiCOVID.

Kundër masave të reja janë shprehur edhe disa përfaqësues komunash. Ata thonë se vendosja e masave do e dëmtonte më shumë ekonominë. /GazetaSinjali/