image Kurti prezanton buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë në Kosovë

Politikë

Kurti prezanton buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë në Kosovë

news image

Sot është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se e ka rritur buxhetin për bujqësi. Ai tha se janë adresuar obligimet ndaj fermerëve, prej rreth 40 milionë euro.

“Kemi aplikuar në programin për bujqësi për grantin prej 20 milionë eurosh për fermerët e vegjël. Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore që mund të mbushen me prodhime vendore”, ka thënë ai.

“Prezantova vetëm buxhetin e shtetit pasi do të ketë edhe investime të investitorëve të huaj që synojnë afro 350 milionë euro. E gjithë kjo përkrahje në vlerë të madhe dhe donacionet nga miqtë tanë do të përfundojnë vetëm tek ata që do merren me aktivitetet bujqësore”, tha ai në hapjen e mbledhjes.

“Dua t’i sigurojë bujqit se e gjithë kjo përkrahje do të përfundojë vetëm tek ata që me të vërtetë merren me aktivitete bujqësore”, theksoi Kurti.

Ndërkohë, ky projektligj mori edhe mbështetjen e kabinetit qeveritar./GazetaSinjali/