image Qeveria shqiptare miraton vendimin, dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Shqipëri

Qeveria shqiptare miraton vendimin, dhuron 1 milion euro për Ukrainën

news image

Qeveria shqiptare ka dhënë 1 milion euro ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën, që ndodhet nën agresionin e rusëve që prej 24 shkurtit të këtij viti.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Mësohet se ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi.

Shqipëria i është bashkuar vendeve të tjera të botës që po ndihmon financiarisht shtetin ukrainas.

Ndërkohë në një video-mesazh që presidenti i Ukrainës mbajti në Parlamentin tonë, shprehu falenderimet që Shqipëria dënoi agresionin rus.

/GazetaSinjali/