image Qeveria shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike për 60 ditë

Politikë

Qeveria shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike për 60 ditë

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpall masa emergjente për furnizim me energji, të vlefshme deri në 60 ditë.

Sipas një dokumenti që e ka siguruar Sinjali, masat emergjente përfshijnë:

  1. Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorë;
  2. Vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Gjithashtu, Qeveria ka vendosur që të formohet një Komitet Teknik Emergjent, i cili do të identifikojë dhe paraqesë rekomandime në Ministrinë e Ekonomisë.

Arsyetim i këtij vendimi, sipas Qeverisë janë vështirësitë e sistemit elektro-energjetik pas rritjes së konsumit, pamjaftueshmëritë e gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin dhe rritja enorme e çmimeve të energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/