Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me po të njëjtin vendim, qeveria në detyrë ka njoftuar se është emëruar bordi i përkohshëm i kësaj kompanie.
Anëtarë të këtij bordi janë:
Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
Merita Kasapolli, drejtore
Arbnor Pula, drejtor dhe
Bezat Halilaj, drejtor