image Qeveria shkarkon Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”

Kosovë

Vendim/ Qeveria shkarkon Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”

news image

Qeveria e Kosovës të premten ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike të “Trepçës”.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se pasi bordi i kësaj ndërmarrje ka bërë disa shkelje dhe sipas ministres kanë bërë veprime të cilat janë të dëmshme për Trepçën duhet të shkarkohet.

“Një ditë para fushatës zgjedhore, Trepça ka hapur konkurs për punimin e 220 personave dhe kryesuesi i këtij konkursi është një person i cili nuk ka kaluar testin me shkrim. I propozoj qeverisë të shkarkoj qeverisë të shkarkoj 6 drejtorët e Trepçës”, ka thënë Hajdari.

“Sipas ligjeve, qeveria mund t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye të besojë se i kanë shkelur detyrat fiduciare”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/