Qeveria e ka shfuqizuar vendimin e marrë nga Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendësministrat e ministrat.
Kësisoj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr rreth 1,500 euro pagë mujore, sa ishte shuma para rritjes, raporton Gazeta Sinjali.
“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti.
Ulja e pagave ka qenë pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e parë të rregullt të qeverisë së re, e cila ka nisur para pak minutash.
Me vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1,500 euro, paga i ishte bërë 2,950 euro. /Gazeta Sinjali/