Për shkak të mos konstituimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi sipas afatit ligjor, Ministria për të Drejtat e Pakicave të Serbisë, ka paralajmëruar KKSh-në për futjen e masave të dhunshme.
“Në cilësinë e të parit të Këshillit Kombëtar Shqiptar jam njoftuar nga Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Tomislav Zhigmanov se afati i konstituimit të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar skadon me 13 janar 2023 (e premte)”, tha kryetari i KKSh-së Ragmi Mustafi.
Më tej ai ka treguar se sipas kësaj shkrese me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar.