image Qeveria refuzon kërkesën e Telekomit për ndarjen e 5 milionë eurove

Kosovë

Financa/ Qeveria refuzon kërkesën e Telekomit për ndarjen e 5 milionë eurove

news image

Në mbledhjen e Qeverisë në largim u diskutua për ndarjen e 5 milionë eurove ndaj Telekomit të Kosovës, e cila nuk mori votat e duhura për miratim.

Ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna, ka kërkuar sqarim në lidhje me këtë pikë, ku ka thënë se për këtë vit është e pamundur ndarja e këtyre mjeteve.

“Është mirë me u sqarua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik që me ditë se Në çfarë forme po ndahen këto mjete. A është për ndarjen e këtyre mjeteve këtë vit apo për vitin tjetër sepse tash nuk ka buxhet”, tha Rafuna.

Ndërsa, kryeministri në detyre Ramush Haradinaj, kërkoi nga ministrat që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës, duke kërkuar të definohet saktë se kur mund të ndahen këto mjete.

Kujtojmë që para dy vitesh, Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha në një konferencë për media kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka borxh 5 milionë euro./Gazeta Sinjali/