image Qeveria pritet që këtë javë t'ua ndajë pagat shtesë punëtorëve të arsimit

Arsim

Qeveria pritet që këtë javë t’ua ndajë pagat shtesë punëtorëve të arsimit

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit, raporton Gazeta Sinjali.

Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Kryeministri në detyrë ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte.

Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj”, ka thënë Hoti.

Në njoftim thuhet se për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK-ut dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka thënë se gjatë kësaj jave, me takime të vazhdueshme të gjejnë një zgjidhje për dy kërkesat e SBASHK-ut.

Besojë që deri në fund të kësaj jave edhe do të arrijmë marrëveshje të përbashkët, pra për të dyja çështjet”, ka thënë Jashari.

/GazetaSinjali/