image Qeveria po voton vendimin për lirimin e studentëve nga pagesa e semestrit në Bachelor dhe Master

Arsim

Qeveria po voton vendimin për lirimin e studentëve nga pagesa e semestrit në Bachelor dhe Master

news image

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, Qeveria po mban mbledhje korresponduese\elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar rendin e ditës, ku përfshihet edhe shqyrtimi i propozim vendimit për lirimin e studentëve nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2020-2021.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (MF)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Lirimin e Studentëve nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2020-2021 (MF)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021 (MF)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/62 të datës 09.02.2021 (MF)

Të gjithë anëtarët e Qeverisë duhet të japin pëlqim ose koment në mënyrë elektronike përmes e-mailit.

Afati i caktuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës për votim është 4 orë nga marrja e njoftimit. Pas kalimit të këtij afati, nëse nuk ka kundërshtim konsiderohet se Propozim-vendimi është  aprovuar dhe do të procedohet për nënshkrim të Kryeministri, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

/GazetaSinjali/