COVID-19

Të infektuar

170

Të sheruar

24

Të vdekur

4

Financa/ Qeveria planifikon të dhurojë ndihma sociale për dy muaj për shkak të koronavirusit

news image

Ministri i Financave, Besnik Bislimi njoftoi se Qeveria e Kosovës po planifikon që 28 mijë familjeve që janë me asistencë sociale, t’i jap paradhënie edhe për muajin prill, për shkak se duhet të përballen me shpenzime në këtë kohë që pandemia e koronavirusit e ka përfshirë vendin.

“Pa buxhet nuk mundemi as me i pagu ndihmat sociale, për të cilat 28 mijë familje kanë nevoja urgjente. Ne po planifikojmë që të gjithë përfituesve të u japim si paradhënie edhe ndihmat për muajin prill në mënyrë që të përballen me shpenzimet enorme që i kanë tash”, tha ministri Bislimi.

Ai tha se nëse arrihet të votohet buxheti, atëherë e kanë më të lehtë ta mbushin edhe rezervën, e cila është zero.

“Ne i kemi rezervat në zero edhe këtë gjendje nuk e ka pru kjo qeveri, por e keni pru ju”, tha Bislimi.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë konfimuar pesë raste të infektimit me koronavirus dhe qeveria ka marrë disa masa për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës duke pezulluar institucionet shkollore, restorantet, kafeteritë, pezullimin e linjave ajrore dhe atyre tokësore etj./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin