Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka planifikuar që të blejë edhe objekte për ambasada në vendet mike të Kosovës.
“Për herë të parë kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtete aleate”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ai tha se nuk mund të thuhet tani se në cilin vend do të blihen këto objekte sepse në mënyrë automatike, sipas tij, do të rritej çmimi i tyre./GazetaSinjali/