image Qeveria për rastin e ambasadorit: Japim llogari mbi të vërteta të dëshmuara

Politikë

Qeveria për rastin e ambasadorit: Japim llogari mbi të vërteta të dëshmuara

news image

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Kroaci. Në lidhje me këtë janë deklaruar nga Qeveria e Kosovës, ku zëdhënësi Përparim Kryeziu thotë se Berishaj i ka mohuar akuzat, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeziu ka thënë se ai do të ngrisë padi ndaj mediumit slloven për këtë raportim.

“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/