image Qeveria nuk mund ta zbatojë në tërësi pakon emergjente pa miratim nga Kuvendi

Kosovë

Vendim/ Qeveria nuk mund ta zbatojë në tërësi pakon emergjente pa miratim nga Kuvendi

news image

Pakoja emergjente fiskale e miratuar ditë më parë nga Qeveria në detyrë, nuk mund të zbatohet në tërësi pa marrë disa aprovime nga ana e Kuvendit.

Për implementimin e saj Qeveria duhet të kërkojë aprovim nga Kuvendi për tejkalim të kufizimeve që vijnë nga Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive (LMFPP), shkruan koha.

Përveç lejimit të rritjes së përkohshme të kufirit të deficitit buxhetor, Qeveria duhet që të kërkojë nga Kuvendi ndryshimin e nivelit minimal të bilancit bankar, si dhe aprovimin që Qeveria të nënshkruajë kredimarrjen para miratimit të vendimit nga Kuvendi.

Sipas zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, disa nga masat mund të implementohen pa marrë miratimin nga ana e Kuvendit. Por, ai nuk ka sqaruar saktësisht se cila nga 13 masat e prezantuara në pako do të mund të implementohet pa një aprovim të tillë. /Gazeta Sinjali/