image Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët

Sociale

Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët

news image

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Kështu tha për Sinjalin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” – tha Kryeziu.

Gjithashtu edhe Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë mbështetet në ligj. /GazetaSinjali/