image Qeveria: Nesër pritet takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Politikë

Qeveria: Nesër pritet takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

news image

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksander Vuçiq pritet të mbahet të dielën në Bruksel.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai nuk ka dhënë detaje tjera për takimin.

“Me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel”, ka thënë Kryeziu.

Bashkimi Evropian ka bërë me dije se të dy palët i kanë ftuar për një takim në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

Një ditë me parë, zyrtarët qeveritarë janë shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje për këtë çështje.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlament të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një debat me shoqërinë civile, ka paralajmëruar zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje.

/GazetaSinjali/