image Qeveria në Shqipëri bën gati amnistinë, do të lirohen këto kategori të burgosurish

Rajon

Rreziku/ Qeveria në Shqipëri bën gati amnistinë, do të lirohen këto kategori të burgosurish

news image

Qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim uljen e numrit të tyre në vendet e vuajtjes së dënimit si masë për parandalimin e koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë u ka nisur një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të nxjerrin udhëzime për aplikimin e masave për dënime alternative. 

Në kërkesë thuhet se nëpër burgje dhe paraburgim ndodhen rreth 5200 persona, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 janë të paraburgosur. Për sigurinë e tyre kujdesen rreth 4050 punonjës.

Ministria kërkon që për personat që janë nën hetim, të jepen vendime alternative. Dënimet alternative jepen për vepra të lehta penale, si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore. 

Pritet të lirohen dhe të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament. Ministria u kërkon 3 institucioneve që të veprojnë në një kohë sa më të shpejtë.