Në mbledhjen e radhës së qeverisë, e cila po vazhdon të mbahet u miratua pika e tretë e rendit të ditës, koncept- dokumenti për reduktimin e barrës administrative.
Kryeministri Kurti tha se reduktimi i barrës administrative do të ndikojë në ulje të barrës ekonomike për bizneset si dhe do të ketë rritje ekonomike.
“Zvogëlimi 30 përqind i barrës administrative për ekonominë pritet të gjenerojë rritje ekonomike prej 240 milionë euro në buxhetin e Kosovës”, është shprehur Kurti në mbledhje.
Sipas Kurtit ky koncept- dokument do të mundësojë shërbime efikase për kompanitë dhe qytetarët./ Gazeta Sinjali/