Qeveria në ike ka mabjtur mbledhjen e radhës për buxhetin në të cilën u shqyrtua propozim-vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore si dhe propozim-vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha se mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë.
“Veteranët të kenë përkujdesje, kemi propozimin për Fondin Amerikan”, tha ai.
Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, foli për gjendjen financiare dhe buxhetin e kursimet.
“MF-ja ka bërë procesverbale, kursimet janë mbi 31 milionë euro. Për menaxhimin e financave, ministria përgatitë raport 9 mujor. 1 miliardë e 400 mijë euro janë rezultat i rritjeve buxhetore, bilanci i fondeve është 657 milionë euro”, tha Hamza.
Në këtë mbledhje është aprovuar edhe propozim-vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit. Haradinaj tha se ky veprim duhet të kryhet para festave.
“Vendim për ndarje shtesë 42 mijë euro për përfitim të grantti të MCc kompakt program.
Kabineti qeveritar u dakordua që në rast të nevojës të ketë një mbledhje të ardhshme të qeverisë.