Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u ka kërkuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit Besnik Bislimi që në pakon financiare të ndarë për këtë sektor si pasojë e pandemisë me koronavirus të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata pune.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë nëese nuk përfshihen në stimulimin financiar.
“Të nderuar edhe njëherë po kërkojmë nga ju që të keni parasysh stimulimin financiar punëtorëve që pa dëshirën e tyre kanë qenë pa kontrata pune dhe pa pagesë të kontributeve. Numri është i madh dhe ata mund të eskalojnë, andaj kërkojmë nga ju që në bashkëpunim me neve sindikatën të gjejmë një zgjidhje.Ne jemi në dispozicionin e juaj për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë./GazetaSinjali/