image Qeveria në Danimarkë sqarohet, raportimet për pezullim të marrëveshjes ishin ‘keqkuptim’

Qeveria në Danimarkë sqarohet, raportimet për pezullim të marrëveshjes ishin ‘keqkuptim’

news image

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se marrëveshja me Danimarkën për të sjellë në Kosovë 300 të burgosur është ende në fuqi, duke mohuar pezullimin e vendimit, raporton Sinjali.

Në një përgjigje për Sinjalin nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se raportimet nga një medium në Danimarkë janë ‘keqkuptim’.

“Nga komunikimet e sotme të Ministrisë së Drejtësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Danimarkës kemi marrë konfirmimin se bëhet fjalë për një keqkuptim nga një media lokale e atjeshme dhe pritet që kjo gjë të sqarohet tutje.”

Ndryshe, më 27 prill, Kosova dhe Danimarka u pajtuan që të sillen në Kosovë 300 të burgosur, si pjesë e përpjekjeve të Danimarkës për të reduktuar mbipopullimin në burgjet e saj.

Dy shtetet u pajtuan që të merren me qira 300 qeli burgu, në këmbim të një tarife vjetore prej 15 milionë eurosh.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.

/GazetaSinjali/