image Qeveria në Brazil blen viagra për ushtrinë në mungesë të insulinës

Botë

Qeveria në Brazil blen viagra për ushtrinë në mungesë të insulinës

news image

Opozita në Brazil ka kërkuar shpjegime nga qeveria të tregojë arsyet se përse ka blerë 35 mijë tableta viagra dhe ilaçe kundër rënies së flokëve, të cilat janë të destinuara për Forcat e Armatosura.

Deputeti i Partisë Socialiste Braziliane, Elias Vaz, i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes të justifikojë blerjen e ilaçit kundër mosfunksionimit erektil, shpenzim ky që është publikuar dhe në portalin e qeverisë për transparencën.

 “Spitalet në vend përballen me mungesa të insulinës dhe medikamente për trajtimin e pacientëve me sëmundje kronike dhe ushtria merr mijëra pilula Viagra. Shoqëria kërkon shpjegim”, tha deputeti socialist.

Vaz ngriti dyshime edhe për shpenzimin e 11 milionë dollarëve për blerjen e salmonit dhe mishit të viçit sërish për ushtrinë, por me çmim disa herë më të lartë.

Gazeta “O Globo”, në një artikull të saj, gjithashtu shkruan se mes viteve 2018 dhe 2020, ekzekutivi ka blerë dhe sasi të mëdha ilaçesh kundër rënies së flokëve.

/GazetaSinjali/