Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka shkruar në rrjetin e saj social në Facebook, për shumën e cila është ndarë dhe aprovuar nga Qeveria Kurti, ku 297 mijë euro janë aprovuar për komunën e Pejës, ndërkaq 136 mijë për komunën e Istogut.
Pas dëmtimeve që kanë pësuar shkollat në komunën e Pejës dhe Istogut, ministrja Bajrami ka kërkuar nga Qeveria që të mbështesin financiarisht për evitimin e dëmeve në shkolla dhe institucione të edukimit shkollor dhe parashkollor.
Pak minuta më parë ka shkruar se kërkesa e saj gjatë mëngjesit të sotëm në mbledhjen e Qeverisë për mbështetje financiare është aprovuar me 433 mijë euro.
Kujtojmë që ditë më parë këto dy rajone të Dukagjinit, u goditën nga erëra të forta ku si pasojë është anuluar edhe mbajtja e mësimit për dy ditë./ Gazeta Sinjali/