image Qeveria ndan mjete financiare për Pejën e Istogun

Kosovë

Ndihma/ Qeveria ndan mjete financiare për Pejën e Istogun

news image

Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për dy qytetet e Dukagjinit të dëmtuara nga erërat e fuqishme, Pejën dhe Istogun.

Ky vendim erdhi me kërkesë të ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajramit, e cila përmendi dëmet e regjistruara në këto komuna.

Bajrami tha se në Komunën e Pejës janë dëmtuar 8 objekte arsimore ndërsa në Istog 12 objekte.

Sipas Bajramit, dëmet e shkaktuara për Komunën e Pejës janë 295 mijë euro ndërsa për Istogun 136 mijë euro. /GazetaSinjali/