Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua propozim-vendimi i ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, për ndarjen 1,87 milion euro për bujqit e dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore.
Ndërkaq, 71,269 euro ka ndarë për Komunën e Suharekës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare në ekonomitë bujqësore në këtë komunë.
“Kërkojmë që të kompenzohen dëmet për periudhën 6 mujore, janar-qershor për bujqit e dëmtuar në Komunën e Suharekës me 1,87 milionë euro”, tha ministri Mustafa.
Pika e 7 e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore elementare në Komunën e Suharekës./ Gazeta Sinjali/