image Qeveria ndan edhe 15 milionë euro për pandeminë

Politikë

Qeveria ndan edhe 15 milionë euro për pandeminë

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 që kap shifrën 15 milionë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati tha se këto mjete do të shfrytëzohen për forcimin e kapaciteteve shëndetësore në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj pandemisë.

 “Mjetet financiare të kësaj kredie shtesë do destinohen si vazhdimësi e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19, dhe pikë kyçe do mbetet forcimi i kapacitetit shëndetësor në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj pandemisë. Veçanërisht marrëveshja ka synim mbështetjen për prokurim dhe distribuim të vaksinave kundër COVID-19 përfshirë edhe financimin retoraktiv të buxhetit të shpenzuar tashmë në këtë drejtim”, tha Murati.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes mbi përvetësimin e kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar edhe propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për grupin punues ndërinstitucional për rishikimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës për vitin 2021-2030. /Gazeta Sinjali/