image Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

Financa

Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

news image

Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj e rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj ta miratoni këtë propozim”, tha ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

Po ashtu, Kabineti qeveritar ka themeluar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Samit Gorani do jetë kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lipovica do të jenë anëtarë.

/GazetaSinjali/